Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA FILLIMIT TË INTERCONTINENTAL CUP

Synohet trofeu

Foto: FKH

Synohet trofeu


Teksti: FHK

9 April, 2019 @0:15

Sfida shumë të rëndësishme ditëve në vijim e presin edhe Kosovën U19 në hendboll. Edhe për grupmoshën U19 zhvillohet gara prestigjioze IHF Trophy Intercontinental.

Për U19 nuk ka kualifikim për në botëror, por triumfi në IHF Trophy Intercontinental do të ishte sukses jashtëzakonisht i madh për këtë grupmoshë.

Kosova U19, njëjtë si ajo U21 dhe seniorët, janë në fazën finale të përgatitjeve. Synim natyrisht është triumfi në garën që prej të mërkurës organizohet në Prishtinë. Kjo gjeneratë në vjeshtë fitoi garën IHF Trophy për Evropë.

“Përgatitjet kanë kaluar sipas planifikimit. Fillimisht janë bërë testimet e aftësive motorike, qëndrueshmërisë, aftësive anaerobe dhe aerobe. Nga gjithsej 27 lojtarë i kemi përzgjedhur 18. Akomodimi në hotel, që është pranë palestrës 1 tetori, dhe kushtet në sallë janë shumë të mira. Ftesës i janë përgjigjur të gjithë lojtarët e ftuar, përfshirë Vilson Gojanin që luan në Itali dhe është një ndihmë e madhe për këtë grupmoshë”, ka thënë trajneri i U19 të Kosovës, Jeton Havolli.

Ai më tej ka paraqitur synimet: “Synimi është vendi i parë, marrë parasyesh që jemi kampion të IHF Trophy për Evropë, që u mbajt në tetor të vitit të kaluar. Jam i kënaqur me lojtarët që i kemi në dispozicion. Kryesisht janë lojtarët e njëjtë, me disa ndryshime të vogla. Konkurrent mendoj se do të kemi Taipein Kinez e Nigerinë edhe pse nuk kemi informata për konkurrentët tjerë. Kjo garë do t’iu shërbejë shumë djelmoshave të kësaj gjenerate, për zhvillim të mëtejmë në gara ndërkomëbtare. Pres që shumica të kalojnë në grupmoshën U21 dhe mendoj që është një gjeneratë premtuese”, ka thënë Havolli.

Kosova U19 është në grupin B së bashku me Kanadanë e Zelandën e Re. Në grupin A janë Nigeria, Paraguaji e Taipei Kinez.

Dy ndeshjet e së mërkurës luhen në palestrën 1 Tetori. Takohen: Zelanda e Re – Kanada (14:00) e Taipei Kinez – Nigeria (17:00).

Prej së enjtes ndeshjet luhen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit. Të enjten janë takimet: Paraguaji – Taipei Kinez (13:00) e Kosova – Zelanda e Re (19:00).

Të premten luhen dy ndeshje tjera: Nigeria – Paraguaji (13:00), Kanada – Kosova (17:00).

Të shtunën janë gjysmëfinalet e të dielën finalja dhe ndeshja për vend të tretë.


DRENICA vs. PRISHTINA VOLLEY

PrishtinaVolley mposht Drenicën

Të tjera

PrishtinaVolley mposht Drenicën

09/04/19 @ 00:01

EUROPEAN YOUTH SUMMER OLYMPIC FESTIVAL

Melos Nallbani në Baku 2019

Tenis

Melos Nallbani në Baku 2019

08/04/19 @ 15:31

VOLEJBOLL - SUPERLIGA A

Xhiroja e fundit para PlayOffit

Të tjera

Xhiroja e fundit para PlayOffit

08/04/19 @ 15:07

XHUDO

4 ipponë për të artën!

Të tjera

4 ipponë për të artën!

05/04/19 @ 19:34

PING PONG

Fatih Karabaxhaku merr ftesën për Minsk’19

Të tjera

Fatih Karabaxhaku merr ftesën për Minsk’19

04/04/19 @ 11:59

IHF TROPHY

Rast unik për Kosovën U21

FHK Superliga

Rast unik për Kosovën U21

03/04/19 @ 21:47

EUROPEAN-CUP

Besa pret fituesin e Besiktas-Donbas

FHK Superliga

Besa pret fituesin e Besiktas-Donbas

18/07/23 @ 16:46

PËSOJNË THELLË

Pas humbjes së thellë nga Finlanda, Kosova luan për renditje në evropian

FHK Superliga

Pas humbjes së thellë nga Finlanda, Kosova luan për renditje në evropian

14/07/23 @ 11:15

EVROPIANI NË PRISHTINË

Kosova mposht Britaninë, mbanë shpresat për kualifikim

FHK Superliga

Kosova mposht Britaninë, mbanë shpresat për kualifikim

10/07/23 @ 21:51

EVROPIANI NË PRISHTINË

Nesër në Prishtinë, nis evropiani i vajzave

FHK Superliga

Nesër në Prishtinë, nis evropiani i vajzave

07/07/23 @ 14:45

VRESHTARËT KALOJNË NË NIVEL TJETËR

Rahoveci ngrit cilësinë me trajner dhe lojtarët plot përvojë

Transfere/FHK Superliga

Rahoveci ngrit cilësinë me trajner dhe lojtarët plot përvojë

26/06/23 @ 11:12

FINALJA E PLAYOFFIT

Besa Famgas kamp10n rresht

FHK Superliga

Besa Famgas kamp10n rresht

26/05/23 @ 11:17

SERIA FINALE

Besa fiton ndeshjen e parë ndaj Trepçës

FHK Superliga

Besa fiton ndeshjen e parë ndaj Trepçës

21/05/23 @ 05:34

VIDEO NGA FINALJA

Drama e penalltive, që ia solli fitoren KH Trepçës në finale të Kupës

FHK Superliga

Drama e penalltive, që ia solli fitoren KH Trepçës në finale të Kupës

08/05/23 @ 17:18

PAS 21 VITESH KH TREPÇA FITON KUPËN

Pas 21 vitesh, KH Trepça në dramë të finales fiton Kupën

FHK Superliga

Pas 21 vitesh, KH Trepça në dramë të finales fiton Kupën

08/05/23 @ 09:29

SHORTI PËR VAJZAT

Kosova në grup shumë të vështirë

FHK Superliga

Kosova në grup shumë të vështirë

20/04/23 @ 18:19


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga