KUPTOHET FINALISTI I DYTË

Finalistja e radhës Prishtina Volley
23 April, 2019 @0:14
Me fitore në ndeshjen e fundit të serisë gjysmëfinale ndaj Therandës, Prishtina Volley ka siguruar finalen e PlayOff të Superligës së volejbollit. Borozani.com
Bardhekaltërit fituan sot Therandën 3-1 në sete, 22-25, 25-17, 25-22 dhe 25-12 për të fituar serinë 2-1.
Prishtina Volley në serinë finale do të ketë punë me Lubotenin, ku ekipi ferizajas do të ketë përparësinë e terrenit vendas.
Luboteni kishte eliminuar Pejën në gjysmëfinale 2-0 në seri.