AUTO SPORTS
Drag Race 2019 në Sllatinë
Teksti: FASK
26 April, 2019 @15:57
Gara më atraktive në automobilizmin kosovar, Drag Race, e para për këtë vit, do të mbahet gjatë kësaj fundjave në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë.
Bazuar në interesimin për pjesëmarrje dhe traditën tashmë të krijuar, por edhe përmirësimin e vazhdueshëm të insfrastrukturës, nuk ka asnjë dyshim se do të jetë një fundjavë festive për dashamirët e auto sportit.
Federata e Auto Sportit e Kosovës, në bashkëpunim me tëgjitha institucionet relevante, i ka marrë tëgjitha masat që gara të ketë rrjedhën më tëmirë të mundshme.
Garë, zhumë, adrenalinë, muzikë, festë, shpërblime… do të ketë këtë fundjavë në Sllatinë, ndërsa hyrja do të kushtojë vetëm 1 euro, derisa parkingu është gratis.
Veç garuesve të shumtë nga Kosova, do të ketë edhe shumë të tillë nga rajoni, ndërsa hijeshinë e garës sigurisht do ta japin mërgimtarët tanë që aktualisht gjenden për pushime në Kosovë.
Si zakonisht, të shtunën nga ora 10:00-11:00 bëhet paraqitja në garë dhe pajisja me numra, pastaj vazhdohet me verifikimin e dokumentacionit dhe kontrollimin teknik, në mënyrë që në orën 13:00 të nisin vozitjet (dy) kualifikuese.
Të dielën, në orën 10:30 do të mbahet brifingu me garues dhe stafin menaxhues të garës, e cila zyrtarishti pritet të fillojë në orën 11:00.
FASK ka përgatitur edhe shumë shpërblime e befasi, të cilat do ta bëjnë atmosferën edhe më të mirë.