MVP I XHIROS VI
Jordan Johnson (Prizreni) - MVP (6)
21 October, 2024 @16:22
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka bërë të ditur sot se lojtari i KB Prizrenit, Jordan Johnson është përzgjedhur MVP i xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në basketboll. Johnson ka qenë lojtari kryesor i ndeshjes së mbrëmshme, ku Prizreni mposhti Borën në kuadër të derbit të fundit të pjesës së poshtme të tabelës.
“Fitore shumë të rëndësishme shënoi Proton Cable Prizreni ndaj Borës, ku te prizrenasit më i miri ishte Jordan Johnson, duke pasur indeksin 30, për të mbyllur ndeshjen me 21 pikë, tri kërcime dhe 14 asistime. Johnson është njëri nga lojtarët më të dalluar te prizrenasit në këtë edicion.” — shkroi FBK në njoftim.
Përndryshe, Johnson luajti afro 34 minuta në këtë ndeshe, ndërsa dha 21 pikë.
Ai bëri 14 asistime dhe kërcime, ndërsa u faulua 7 herë nga lojtarët kundërshtarë në këtë përballje, që ia mundësoi atij të ketë indeksin e efiçencës, 30.
Kjo është hera e dytë që në gjashtë xhirot e para të stinorit, një lojtar i Prizrenit merr këtë çmim nga FBK.