GAME 1: KB KEK-u - KB KOSOVARI
TOPSPORTI / A.P
KB KEK-u me dominim total kalon 1-0 në seri
25 March, 2025 @23:45
Skuadra e KB KEK-ut e mposhti KB Kosovarin në ndeshjen e parë të serisë me rezultat 76-62.
Në asnjë moment epërsia nuk u largua nga KB KEK-u dhe kështu me dominim total e mposhti kundërshtarin.
Donat Rexhepi me 20 pikë ishte koshashënuesi më i mirë te skuadra nga Obiliqi, kurse u ndihmua edhe nga Engjull Sollova me 14 pikë, e Adrian Ibishi me double-double prej 11 pikëve e 11 kërcimeve.
Te Kosovari u veçuan Adhurim Alijaj me 14 pikë e 12 kërcime, Diar Canhasi me 12 pikë dhe Kreshnik Muçolli me 10 pikë.
KEK-ut i nevojitet vetëm një fitore për tu kualifikuar në finale të Play Offit në kuadër të Ligës së Parë.