Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 2: NEW BASKET - ISTOGU

New Basket kalon me 2-0 Istogun, kualifikohet në gjysmëfinale

New Basket kalon me 2-0 Istogun, kualifikohet në gjysmëfinale


22 March, 2025 @16:31

Skuadra prizrenase, New Basket, e mposhti Istogun edhe në ndeshjen e dytë me rezultat 92-84 dhe u kualifikua në gjysmëfinale të Play Offit në Ligën e Parë.

Më i dalluari te New Basketi ishte Jordan Robinson me 26 pikë, 11 kërcime e 9 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Idoll Palushi me 16 pikë e 10 kërcime dhe Hajriz Hazeri me 13 pikë e 12 asistime.

Te Istogu u veçuan Albin Berisha me 26 pikë, 8 asistime e 7 kërcime, Orges Shatri me 17 pikë e 10 kërime dhe Brandon Adelmanme 15 pikë të tjera.

SKEMA E PLAY OFFIT

New Basket në gjysmëfinale do të takohet me Grapelandin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë