Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FONDI EMERGJENT

Komuna e Prishtinës ndan 100 mijë euro për klubet e rrezikuara

Komuna e Prishtinës ndan 100 mijë euro për klubet e rrezikuara


10 April, 2020 @19:54

Pandemia coronavirus po prek çdo pjesë të jetës dhe ndër më të rrezikuarat është sporti, që është në nivelin zero, pasi që s’po zhvillohet asnjë aktivitet.

Komuna e Prishtinës në mbledhjen e saj urgjente sot ka kaluar pakon ekonomike Prishtina 1, ku mes tjerash ka ndarë mjete edhe për klubet sportive të kryeqyteit të rrezikuara nga pandemia për shkak të mos mbajtjes së garave sportive në vend.

Kështu, në këtë pako janë paraparë 100 mijë euro subvencion për sport, për klubet e kryeqytetit në vështirësi, ka bërë të ditur kjo Komunë në një njoftim të saj botuar në rrjete sociale.

Orë më parë, edhe FFK-ja kishte bërë ndarjen e mjeteve nga fondi vetanak për pjesën e madhe të rrjetit futbollistik, që do t’i derdhen në llogari secilit punonjës drejpërdrejtë.

Në Kosovë deri tash janë shënuar 227 raste me coronavirus, prej të cilëve 7 kanë ndërruar jetë. Në Prishtinë janë 26 raste të konfirmuara, duke e bërë atë Komunën e dytë me më së shumti raste, pas Malishevës që ka 66 sosh.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera