Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DERDHET NDIHMA NGA FFK-ja

FFK-ja cakton ndihmat, prej €50 deri në €350 për person

FFK-ja cakton ndihmat, prej €50 deri në €350 për person


10 April, 2020 @19:05

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) me pretendimin se buxheti i ndihmës së ndarë nga Qeveria e Kosovës nuk është alokuar ende, ka zbatuar planin emergjent dhe nga mjetet vetanake ka bërë ndarjen për të një pjesë të mirë të punonjësve sportiv në kategorië si mëposhtë.

Kështu, nga klubet e Superligës së Kosovës për ekip do të ndihmohen 35 persona me nga 350 për person.

Ato të Ligës së Parë do të marrin ndihmë prej 200 eurosh për person, nga 30 persona për klub.

Ligë të Dytë shuma kap shifrën e 150 eurove për 25 persona për klub.

Ligë të Tretë 20 persona në secilin klub marrin nga 100 euro.

Te femrat senioret marrin nga 200 euro, 25 persona për klub. Në atë të femrave U16 20 persona për klub me nga 100 euro.

Të gjitha klubet e futsallit do të marrin nga 100 euro për 15 persona në klub.

Gjyqtarët e ndeshjeve, 193 persona me nga 200 euro. Gjyqtarët e kategorisë së re, 180 persona me nga 50 euro. Delegatët e ndeshjeve dhe kontrollorët e referimit me nga 100 euro.

FFK gjithashtu ka bërë të ditur se do t’i ndihmojë edhe shkollat e futbollit, por pakoja për ato do të shpërndahet pasi që Lidhjet Rajonale t’i përgatisin dokumentet e nevojshme.

Federata gjithashtu ka bërë të ditur se do të merr edhe kredi nga banka partnere e saj.

Ndërsa kjo ndihmë në rastin e pandemisë që ka kapluar globin dhe është vendosur nga fondet e FFK-së, do t’i deponohet secilit person në llogari, ashtu që destinacion të jetë secili që është paraqitur nga klubi.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga