Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PINGPONG

Kosova mëson kundërshtarët e kualifikimeve për Evropian në pingpong

Kosova mëson kundërshtarët e kualifikimeve për Evropian në pingpong


21 April, 2021 @13:56

Është hedhur shorti për fazën grupore të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2021.

Shorti është hedhur në të dyja konkurrencat, ate të meshkujve dhe të femrave.

Në konkurrencën e meshkujve, Kosova do të jetë në grupin F, së bashku me Luksemburgun dhe Izraelin.

Ndërsa në konkurrencën e femrave, rivalët e Kosovës do të jenë Kroacia, Finlanda dhe Ishujt Faroe, që garojnë në grupin A.

Kampionati Evropian i pingpongut do të mbahet gjatë muajit shtator në Cluj Napoca të Romanisë.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera