Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRANIMI I RADHËS

Kosova pranohet në FAI

REUTERS/Arkiv

Kosova pranohet në FAI


25 September, 2015 @10:40

Federata Aeronautike e Kosovës (FAK) është pranuar sot në Federatën Ndërkombëtare të Aeronautikës (FAI) kanë bërë të ditur zyrtarët e lartë të FAK-ut sot në rrjete sociale. 

Ata sot kanë qenë të pranishëm në mbledhjen e FAI-së në Rotterdam të Holandës, ku me vetëm dy vota kundër dhe të tjerat të gjitha ‘pro’ Kosova është anëtare e re e organizatës botërore të aeronautikës - me të drejta të plota. 

 Ajo çka vlen të përmendet është se edhe Rusia e Kina kanë votuar ‘për’ pranimin e Kosovës, derisa vetëm Serbia e Spanja kanë qenë vendet që kanë kundërshtuar pranimin. 


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera