PËR AMBIENTIN
Kampionet kujdesen për ambientin
15 September, 2015 @11:01
Stërvitjet e mundimshme nën udhëheqjen e trajnerit Driton Kuka nuk po i lodhin aspak xhudistet kosovare, aq sa pas stërvitjeve ato po janë të gatshme të kryejnë edhe punë të tjera.
Xhudistja kampione, Majlinda Kelmendi, së bashku me Nora Gjakovën, Distria Krasniqin dhe pjesën tjetër të ekipit, pas stërvitjes së sotme janë kujdesur për pastërtinë e ambientit përreth Palestrës në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë, duke dhënë një mesazh të fuqishëm të gjithë atyre që e ndotin ambientin.
Ekipi i xhudos po përgatitet intensivisht sidomos për Lojërat Olimpike në Rio që do të mbahen gjatë vitit 2016.