AUTOSPORTE
Krasniqi triumfoi në Pousko
Teksti: FASK
6 September, 2015 @19:57
Ishte kjo gara e pestë në disiplinën malore, e nënta në përgjithësi në Kampionatin e sivjetëm të Kosovës në automobilizëm.
Në një konkurrencë shumë të fortë, Krasniqi ka triumfuar me kohën prej 4:38.897 minutash, që njëherësh ishte edhe koha më e mirë e shtegut.
“Gara e sotme ishte mjaft atraktive, ndërsa edhe konkurrenca e madhe. Jam përgatitur mirë për këtë garë dhe në përgjithësi për kampionatin e sivjetëm. Kam bërë investime të mëdha në veturë, prandaj rezultatet nuk janë të rastësishme. Shpresoj që edhe në garat në vazhdim të arrij rezultate të mira”, është shprehur fituesi i garës, Valdet Krasniqi.
Edhe kësaj radhe në kategorinë e parë tri pozitat e para u takuan garuesve nga Prizreni D&G. Bekim Kovaçi, Kreshnik Mariqi dhe Afrim Spahi ishin më të suksesshmit në këtë kategori.
Garuesit nga ky klub patën mjaft sukses edhe në kategorinë e dytë, të cilën i rrëmbyen pozitat dy dhe tre (Alban Berisha e Agron Dida), por më i shpejtë se ata ishte Besnik Çitaku i Prishtina RCP.
Në kategorinë e tretë ka vazhduar dominimi i Përparim Dushit të Prishtina RT, i cili ishte dukshëm më i shpejtë se përcjellësit më të afërt, Valdet Kaqandolli e Gramos Mehmeti.
Në disiplinën malore, Arbnor Musliu vazhdon të jetë më i miri në kategorinë e katërt. Kësaj radhe pas tij u renditën Rexhep Bytyçi e Arbër Rexhepi.
Në kategorinë më atraktive (e pesta), Valdet Krasniqi dëshmoi edhe njëherë që është mëtuesi kryesor për epitetin e më të mirit në këtë vit garues. Pozita e dytë në këtë kategori i takoi Liridon Kalenderit, ndërsa i treti u rendit Gentian Kulla.
Në kategorinë e gjashtë triumfoi Xhemshit Hasani, i cili pati kohë më të mirë se Faton Rama e Vilson Ndrecaj, të cilët u renditën në pozitat 2 dhe 3.
Në konkurrencën ekpiore e para doli Racing Club Prishtina, e dyta Prishtina Racing Team, ndërsa një vend në podium e siguroi edhe Prizreni D&G.
Rezultatet
Kategoria e parë | 1. Bekim Kovaçi (Yugo - Prizreni D&G) | 2. Kreshnik Mariqi (Opel - Prizreni D&G) | 3. Afrim Spahi (Yugo - Prizreni D&G) |
Kategoria e dytë | 1. Besnik Çitaku (Opel Corsa - Prishtina RCP) | 2. Alban Berisha (Suzuki - Prizreni D&G) | 3. Agron Dida (Yugo - Prizreni D&G) |
Katogira e tretë | 1. Përparim Dushi (Honda - Prishtina RT) | 2. Valdet Kaqandolli (Suzuki - Prishtina RT) | 3. Gramos Mehmeti (Polo - Prishtina RT) |
Kategoria e katërt | 1. Arbnor Musliu (Opel Astra - Prishtina RCP) | 2. Rexhep Bytyçi (Peugeot - Ferizaj) | 3. Arbër Rexhepi (Golf - Ferizaj) |
Kategoria e pestë | 1. Valdet Krasniqi (Lancia - Prishtina RT) | 2. Liridon Kalenderi (Audi - Prizreni D&G) | 3. Gentian Kulla (Honda - DDA) |
Kategoria e gjashtë | 1. Xhemshit Hasani (Opel Kadet - Prishtina RCP) | 2. Faton Rama (Peugeot - Prishtina RT) | 3. Vilson Ndrecaj (BMW - Gjakova 137) |
Renditja e përgjithshme
1 | Valdet Krasniqi (Lancia - Prishtina RT) | |||
2 | Liridon Kalenderi (Audi - Prizreni D&G) | |||
3 | Përparim Dushi (Honda - Prishtina RT) |
Renditja në konkurrencë ekipore
1 | Racing Club Prishtina (RCP) | |||
2 | Prishtina Racing Team (PRT) | |||
3 | Prizreni D&G |