XHUDO
Majlinda kthehet me medalje të artë
5 September, 2015 @18:41
Kosova edhe njëherë ka dëshmuar se është forcë botërore në sportin e xhudos.
Në Kupën Europiane që u mbajt në Sllovaki, Kosova ka arritur të fitojë një medalje të artë dhe një të bronztë.
E arta u fitua nga xhudistja më e mirë në vend, Majlinda Kelmendi, e cila është rikthyer fuqishëm pas 7 muaj pauzë, duke i fituar të gjitha duelet me Ippon.
Ndërsa medaljen e bronztë e fitoi xhudisti Akil Gjakova, duke triumfuar në pestë duele nga 6 sosh sa i ka zhvilluar.
Tre xhudistet e tjera që garuan në këtë kompeticion, Leutrime Krasniqi, FJolla Kelmendi dhe Flaka Loxha, megjithëse kishin paraqitje të mira, nuk arritën të ngjiten në podium.