KALON SHPEJT

IJF Media Tamas Zahonyi
Majlinda për 25 sekonda në çerekfinale
7 August, 2016 @16:12
Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, ka mposhtur për 25 sekonda xhudisten zvicerane Evelyn Tschoopp për të kaluar në çerekfinale të Lojërave Olimpike Rio 2016.
Majlinda ka mposhtur zviceranen me Ippon.
Rivalja e radhës për Majlinda Kelmendin është Christianne Legentil nga Mauritania. Kjo ka qenë xhudistja që e kishte mposhtur Majlindën në Lojërat Olimpike Londra 2012.
Dueli pritet të zhvillohet në ora 17 e 20.