ÇIKLIZËM RRUGOR

E arta për Van Avremaet, Qëndrim Guri s’arrin finishin
6 August, 2016 @21:59
Belgu Greg Van Avermaet siguroi të artën në garën rrugore të çiklizmit. Ai pas 6h10m05 në sprint final mposhti danezin Jakob Fugslang. Shkëputja e hershme nga pelotoni i kushtoi me lodhje polakut Rafal Majka i cili hoqi dorë nga sprinti në 100 metrat e fundit duke u pajtuar vetëm me të bronztën.
Garën e veçoi edhe rrëzimi i Vincenzo Nibalit rreth 10 kilometra para fundit. Italiani privoi edhe spanjollin Joaquim Rodriguez nga lufta për medalje.
Çiklisti kosovar, Qëndrim Guri, nuk ka përfunduar garën. Gara ishte e gjatë 237.5 km në ciklizëm rrugor, ndërsa Guri ishte në mesin e 79 çiklistëve që nuk e përfunduan garën për shkak të lodhjes fzike dhe temperaturave mbi 34 gradë që mbretëronin në Rio.