KOSOVA IN RIO 2016 - SHENJËTARI

Foto: Express
Urata Rama arrin 402.3 pikë
6 August, 2016 @14:16
Sportistja e parë në histori të Kosovës që u paraqit në Lojëra Olimpike ishte Urata Rama.
Në garën e zhvilluar pak më parë në disciplinën e shenjëtarisë, Urata pas 4 serive me nga 10 gjuajtje ka arritur gjithsej 402.3 pikë. Nga 51 garuese, Rama përfundoi në vendin e 48 dhe kjo nënkupton eliminimin e olimpistes kosovare.
Rekordi i saj më i mirë mbetet 409.4 pikë.
Olimpisti tjetër nga Kosova që garon sot është Qëndrim Guri në çiklizëm, ndërsa olimpistët e tjerë garojnë në ditët e ardhshme.