TE SHQIPËRIA

Gega kapitene e Shqipërisë në Rio
6 August, 2016 @8:45
Atletja shqiptare, Luiza Gega, ka mbajtur flamurin e Shqipërisë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike, Rio 2016.
Gega është kapitene e ekipit shqiptar në Olimpiadë dhe shpreson në medalje gjatë garës së vrapit. Shqipëria garon me 6 atletë në Rio 2016: Briken Calja, Evangjelia Veli, Nikol Merizaj, Sidni Hoxha, Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj.