RIO 2016

REUTERS/Arkiv
Majlinda nuk do të flasë deri në fund
4 August, 2016 @12:38
Xhudistja numër një e botës në kategorinë deri në 52 kilogramë, Majlinda Kelmendi, para një ore ka arritur në Brazil, ndërsa me autobus është nisur drejt fshatit olimpik në Rio.
Sipas raportit të Radio Kosovës, përmes të dërguarit Arben Berisha, ekipi olimpik i Kosovës ka qenë në përbërje Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, trajneri Driton Kuka dhe kreu i FXHK-së, Agron Kuka.
Ndërkaq, raporti gjithashtu ka bërë të ditur se Majlinda nuk do të jep asnjë prononcim për media gjatë Lojërave Olimpike derisa të përfundojnë garat për te.