AUTOSPORTS
Foto: FASK
Zhuqa vazhdon dominimin
Teksti: FASK
31 July, 2016 @21:23
Përparim Dushi e ka fituar edhe garën e kësaj fundjave, e cila i takoi disciplinës rrethore dhe u zhvillua në Ferizaj.
Në këtë mënyrë, anëtari i Prishtina Racing Team e ka vazhduar dominimin në kampionatin e sivjetëm dhe pothuaj në çdo garë pozita e parë në plasmanin e përgjithshëm është e “rezervuar” për të.
“Pas fillimit që ishte paksa i vështirë, tashmë unë jam përshtatur edhe me bolidin e ri dhe nuk është befasi as fitorja e sotme. Kam pritur se do të triumfoj në Ferizaj dhe besoj të vazhdoj me suksese edhe në garat e radhës. Sigurisht që nuk është e lehtë, pasi janë disa njerëz që po më ndihmojnë, prandaj dua t’i falënderoj të gjithë, e sidomos sponzorin tim 3P-SHPK-DHL, i cili po më përkrah vazhdimisht”, ka thënë Dushi pas fitores.
Kësaj radhe, distancën prej 4.4 kilometrave Zhuqa e kaloi për kohën 3:05.554 minuta.
Befasia e kësaj gare ishte anëtari i Rahovecit, Mitat Vuqitërna, i cili me Audi u rendit në pozitën e dytë, me vonesë prej 11.606 sekondave në krahasim me fituesin, ndërsa që doli i pari në kategorinë e nëntë. Një vend në podium ishte i rezervuar edhe për Naim Dashajn e PRT-së, i cili me Subaru doli i treti në plasmamin e përgjithshëm.
Edhe në këtë garë klasa e parë u dominua nga garuesit prizrenas (dy të parët nga AK Prizreni D&G, ndërsa i treti nga AK Prizreni), derisa në klasën e pestë podiumi u kompletua me tre garues të AK Ferizajt.
Kryetari i Federatës së Auto Sportit të Kosovës, Ismet Rexhepi, e ka vlerësuar pozitivisht garën e Ferizajt. “Gara pati rrjedhë normale dhe gjithçka shkoi mirë. Tani me të gjitha forcat do të përqendrohemi për organizimin e ‘Drag Race’ që do ta kemi në fundjavën e ardhshme”, ka thënë Rexhepi. Interesimi për këtë garë i ka kaluar të gjitha parashikimet.
Rezultatet:
Klasa e parë:
1.Afrim Spahi (Yugo - Prizreni D&G) 3:41:212
2.Kreshnik Mariqi (Yugo - Prizreni D&G) +01.447
3.Halil Çereti (Yugo - Prizreni) +01.544
Klasa e dytë:
1.Gedek Ihtimani (Opel Corsa - Prizreni)3:41.655
2.Behar Emrullahu (Seat - Gjilani) +00.979
3.Dukagjin Mataj (Zastava 128 - Gjakova 137) +09.238
Klasa e tretë:
1.Valdet Kaçandolli (Suzuki Swift - Prishtina RT) 3:21.893
2.Valon Rexhepi (Lupo - Prishtina RT) +09.316
3.Gazmend Kadriu (Suzuki Swift - Ferizaj) +18.542
Klasa e katërt:
1.Bujar Gola (Peugeot - HCR Gjakova) 3:27.663
2.Besim Thaqi (Yugo - Prizreni) +07.586
Klasa e pestë:
1.Rexhep Bytyçi (Honda - Ferizaj) 3:29.661
2.Kushtrim Bytyçi (Renault Clio - Ferizaj) +00.784
3.Shpresim Ademi (Opel Astra - Ferizaj) +04.402
Klasa e gjashtë:
1.Arbër Rexhepi (Golf - Ferizaj) 3:30.151
2.Burim Asllani (Peugeot 306 - Ferizaj) +02.817
Klasa e shtatë:
1.Naim Dashaj (Subaru - Prishtina RT) 3:18.403
2.Shpëtim Jashari (Audi - Ferizaj) +01.746
3.Bashkim Memaj (Subaru - Prizreni) +09.956
Klasa e tetë:
1.Kastriot Buqaj (Golf - Prishtina RT) 3:28.112
2.Besart Pruthi (Opel Omega - Gjakova 137) +06.832
3.Agron Shulina (Audi 90 - Rahoveci) +30.846
Klasa e nëntë:
1.Mitat Vuqitërna (Audi - Rahoveci) 3:17.160
2.Bardhyl Canolli (BMW M3 - Prishtina RT) +01.471
3.Vilson Ndrecaj (BMW 5 - Gjakova 137) +04.066
Klasa e dhjetë:
1.Përparim Dushi (Formula - Prishtina RT) 3:05.554
2.Besfort Bunjaku (Formula - Ferizaj) +14.503
Plasmani i përgjithshëm:
1.Përparim Dushi (Formula - Prishtina RT) 3:05.554
2.Mitat Vuqitërna (Audi - Rahoveci) 3:17.160
3.Naim Dashaj (Subaru - Prishtina RT) 3:18.403
Renditja ekipore
1.Prishtina RT 55 pikë
2.Ferizaj 50
3.Prizreni D&G 47