GERMAN GP

Foto: FIA Official
Rosberg merr startin, para Hamiltonit
30 July, 2016 @15:27
Piloti gjerman i Mercedesit, Nico Rosberg, ka arritur të dalë fitues i garës për pole-position para garës së nesërme për Çmimin e Madh të Gjermanisë në shtegun Hockenheim.
Rosberg ka qenë më i mirë se kolegu i tij i skuadrës, Lewis Hamilton, tre herë në përgatitje gjatë javës dhe këtë e ka arritur edhe sot, në garën që përcakton renditjen e startit të nesërm.
Pas dyshes së Mercedesit që do të nisin nga rendi i parë, janë renditur Daniel Ricciardo, Max Verstappen (të dy Red Bull) dhe pas tyre dyshja e Ferrarit, Kimi Raikkonen e Sebastian Vettel.