SHTETËRORE

Foto: IJF
Majlinda ambasadore, merr flamurin e Kosovës për Rio
29 July, 2016 @20:47
Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, në këto momente është emëruar ambasadore e sportit të Kosovës nga kryetari i vendit, në ceremoninë e dorëzimit të flamurit shtetëror para nisjes së olimpistëve kosovarë në Lojërat Olimike Rio 2016 në Brazil.
Majlinda Kelmendi do të jetë edhe kapitene e ekipit olimpik të Kosovës. Xhudistja nga Peja është 2 herë kampione botërore dhe 3 herë europiane.
8 SPORTISTË, 5 DISCIPLINA
Kosova do të paraqitet në Rio me 8 sportistë në 5 disciplina të ndryshme. Dy prej tyre me normë olimpike, që e bën Kosovën njërën nga 50% të shteteve që kanë sportistë me normë olimpike.
Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova do ta përfaqësojnë Kosovën në xhudo, Vijona Kryeziu dhe Musa Hajdari në atletikë, Rita Zeqiri dhe Lum Zhavelli në not, Urata Rama shenjëtari dhe Qëndrim Guri në çiklizëm.
Kosova për herë të parë do të merr pjesë si shtet me të drejta të barabarta si të gjitha vendet tjera në një Olimpiadë, që nis pas një jave.