RIO 2016

REUTERS/Arkiv
Olimpistët kosovarë arrijnë në Rio
3 August, 2016 @11:48
Sportistët e Kosovës që do të marrin pjesë në Olimpiadën e Rios, kanë arritur në Brazil.
Kosova në Olimpiadë do të paraqitet me 8 sportistë në 5 disciplina.
Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova (xhudo), Vijona Kryeziu e Musa Hajdari (atletikë), Rita Zeqiri e Lum Zhaveli (not), Urata Rama (shenjëtari) dhe Qëndrim Guri (çiklizëm). Kelmendi është kapitene e delegacionit kosovar.
Hapja zyrtare e Lojërave Olimpike Verore “Rio 2016” bëhet pasnesër më 5 gusht.