RIO 2016

Edhe Wawrinka jashtë Rios
2 August, 2016 @18:32
Pas njoftimit që Roger Federer nuk do të jetë pjesë e Lojërave Olimpike “Rio 2016” për shkak të lëndimit, vjen edhe një lajm i hidhur për sportin zvicran.
Po ashtu për shkak të lëndimit, në Rio nuk do të marrë pjesë as Stan Wawrinka, teniseri zvicran i cili momentalisht ndodhet i katërti në ranglistën botërore të tenisit.
Lajmi u konfirmua sot nga vetë teniseri, ndërsa përveç Wawrinkas e Federerit, Lojërat Olimpike këtë vit do të kenë edhe shumë mungesa të tjera, me sportistët që përveç lëndimeve, po e anulojnë pjesëmarrjen e tyre edhe për shkak të virusit ‘Zika’, i përhapur shumë në Brazil muajt e fundit.