Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KËRCIME NGA URA E FSHEJTË

Gërqina dhe Prenqi, ‘Dallëndyshet’ e vitit

Foto: Shkëlzen Rexha / Valed Promotion

Gërqina dhe Prenqi, ‘Dallëndyshet’ e vitit


31 July, 2016 @21:54

Në edicionin e 66 të Kërcimeve nga Ura e Fshejtë, garë tradicionale e cila mbahet në urën mbi lumin Drin në periferi të qytetit të Gjakovës, në dy kategoritë përkatëse (Dallëndyshe dhe Këmbë) gjithsej morrën pjesë 22 garues. 10 prej tyre morrën pjesë në stilin ‘Dallëndyshe’ ndërsa 12 prej tyre në stilin ‘Këmbë’.

Pikët u dhanë nga juria përkatëse, ndërsa vlen të përmendet që numri i të pranishmëve për t’i përcjellur kërcimet ishte shumë i madh.

FITUESIT:


Stili ‘Dallëndyshe’:

1. Sali Riza Gërqina & Ludvig Prenqi (Fitues u shpallën që të dy pasi kishin pikë të barabarta, nga 59.5)
3. Shkelzen Goqi (58.5 pikë)

Stili ‘Këmbë’:

1. Alfred Prenqi & Arlind Shala (Gjithashtu edhe në këtë kategori u shpallën dy fitues për shkak të pikëve të barabarta, 60 pikë secili)
3. Teki Miftari (58.5 pikë)

 


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera