Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GARA AKTRAKTIVE

“Turbo” fundjavë në Sllatinë

Foto: FASK

“Turbo” fundjavë në Sllatinë


Teksti: FASK

5 August, 2016 @15:40

Pista është gati, garuesit janë të gatshëm, ndërsa shikuesit do t’i kenë të gjitha kushtet për ta përcjellë garën në kushte mjaft komode. “Drag Race” e këtij viti, që do të mbahet gjatë dy ditëve të kësaj fundjave me siguri se do t’i tejkalojë të gjitha parashikimet, qoftë për nga numri i pjesëmarrësve, qoftë për nga shikueshmëria.

Kryetari i FASK-ut, Ismet Rexhepi, tash e disa ditë është shndërruar në “banor” të Aeroportit “Adem Jashari” në Sllatinë, duke e bërë të pamundurën që gjithçka të jetë në përputhje me kërkesat që i ka një garë e tillë. Me shumë gjasë, ai, ia ka arritur qëllimit, pasi ka menduar edhe për detalet më të imta.

“Duke marrë parasysh masovitetin e garës, me numrin e garuesve, shikuesve dhe mysafirëve, kemi qenë të shtyrë të punojmë shumë, madje për një kohë të shkurtë, pasi pista ku u është mbajtur gara në vitin e kaluar tashmë është marrë në shfrytëzim nga KFOR-i. Megjithatë, mendoj se ia kemi dalë të përgatitemi ashtu siç duhet dhe kjo do të shihet gjatë kësaj fundjave”, ka thënë Rexhepi.

Përveç garuesve vendorë, përfshirë edhe mërgimtarët tanë që kanë ardhë nga vende të ndryshme, në garë do të jenë edhe pjesëmarrës nga Shqipëria, Maqedonia e Bullgaria, ndërsa ekipi profesionist i matjes së kohës, ashtu sikur edhe në vitin e kaluar do të jetë Auto Klubi Slavonia nga Kroacia.

“Synimi ynë është që të gjithë të ndahen të kënaqur, jo vetëm në krijimin e kushteve për garuesit, por edhe për të gjithë ata, të cilët kanë vendosur që këtë fundjavë ta kalojnë në  aeroport, e që kësaj radhe zhurmën e aeroplanëve do ta ‘mbytë‘ zhurma e veturave tejet atraktive që do të defilojnë në pistën e garës”, ka shtuar numri një i FASK-ut.

Pjesëmarrjen në garë e ka konfirmuar edhe fituesi nga viti i kaluar, Arton Ajvazi.

Regjistrimi i garuesve fillon në të shtunën në orën 08:00 dhe pritet të përfundojë në orën 10:00.

E gatshme edhe pjesa teknike

Federata e Auto Sporteve e Kosovës njofton opinionin, se me qëllim për të ofruar siguri dhe komoditetit sa më të lartë në organizimin e garës Drag, ka siguruar vendparkim brenda pistës garuese me kapacitet prej 5.000 makinash, duke marrë parasysh numrin e lartë të shikuesve që parashihet të vijnë.

Gjithashtu, me qëllim që rruga të mos bllokohet dhe të pengohet zhvillimi i aktiviteteve të përditshme të qytetarëve të zonës, FASK-u në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka ndërmarrë një plan operativ për mos lejimin e parkimit të makinave jashtë pistës garuese dhe rreth rrugëve.

Në anën tjetër, të gjitha kushtet për zhvillimin e garës janë siguruar duke përfshirë hapësirën për shikues, instalimin e banjove, pastrimin e pistës garuese, ushqimi,  pijet…


RIO 2016

Ngritet flamuri i Kosovës në fshatin olimpik

Të tjera/Rio 2016

Ngritet flamuri i Kosovës në fshatin olimpik

05/08/16 @ 08:41

RIO 2016

Urata Rama, garon e para në Rio për Kosovën

Të tjera/Rio 2016

Urata Rama, garon e para në Rio për Kosovën

04/08/16 @ 22:17

RIO 2016

Majlinda nuk do të flasë deri në fund

Të tjera/Rio 2016

Majlinda nuk do të flasë deri në fund

04/08/16 @ 12:38

OLIMPIADA VERORE

Mbi 11 mijë mysafirë arrijnë në Rio

Të tjera/Rio 2016

Mbi 11 mijë mysafirë arrijnë në Rio

04/08/16 @ 12:29

RIO 2016

Olimpistët kosovarë arrijnë në Rio

Të tjera/Rio 2016

Olimpistët kosovarë arrijnë në Rio

03/08/16 @ 11:48

RIO 2016

Edhe Wawrinka jashtë Rios

Tenis/Rio 2016

Edhe Wawrinka jashtë Rios

02/08/16 @ 18:32

MUNDJE - OLIMPIADA E TË RINJËVE

Ekipi i Kosovës në mundje arrin në SHBA

Të tjera

Ekipi i Kosovës në mundje arrin në SHBA

24/07/23 @ 16:41

FORMULA 1

Dominim absolut i Red Bullit, rekord i ri në Formula 1

Të tjera

Dominim absolut i Red Bullit, rekord i ri në Formula 1

23/07/23 @ 16:42

KRAKOW 2023

Muhamet Ramadani — i treti në Lojërat Evropiane

Të tjera

Muhamet Ramadani — i treti në Lojërat Evropiane

22/06/23 @ 14:09

PEJANËT KAMPIONË!

Peja mbron titullin, mposht Ferizajn në finale dhe shpallet kampione

Të tjera

Peja mbron titullin, mposht Ferizajn në finale dhe shpallet kampione

14/05/23 @ 00:14

BODYBUILDING

Kushtrim Bajraktaraj kampion Evrope, Krasniqi nënkampion

Të tjera

Kushtrim Bajraktaraj kampion Evrope, Krasniqi nënkampion

08/05/23 @ 15:50

FBNS @ IFSC

Ngjitja sportive anëtarësohet në Federatën ndërkombëtare me të drejta të plota

Të tjera

Ngjitja sportive anëtarësohet në Federatën ndërkombëtare me të drejta të plota

04/04/23 @ 15:14

LOJËRAT MESDHETARE 2030

Kosova me synim të madh, para ngjarjes së madhe evropiane

Të tjera

Kosova me synim të madh, para ngjarjes së madhe evropiane

03/04/23 @ 23:23

BOKS

Donjeta Sadiku kushtëzohet me simbole, nuk udhëton në Botërorin e boksit!

Të tjera

Donjeta Sadiku kushtëzohet me simbole, nuk udhëton në Botërorin e boksit!

14/03/23 @ 10:50

SLLAMOMISTËT E RINJ

Lirika Deva, Enxhi Sefaj dhe Klos Vokshi në EYOF 2023

Të tjera

Lirika Deva, Enxhi Sefaj dhe Klos Vokshi në EYOF 2023

11/01/23 @ 10:42

BOKS

Donjeta Sadiku dhe trajnerja e saj pranojnë shpërblimin pas medaljes

Të tjera

Donjeta Sadiku dhe trajnerja e saj pranojnë shpërblimin pas medaljes

26/10/22 @ 20:35


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera