RIO 2016

Urata Rama, garon e para në Rio për Kosovën
4 August, 2016 @22:17
Shenjëtarja kosovare, Urata Rama, do të bëhet sportistja e parë që do të garojë për Kosovën në një Olimpiadë.
Në vitin historik për Kosovën, ku marrin pjesë 8 sportistë, Rama, do të garojë të shtunën më 6 gusht në kualifikime, garë me pushkë prej 10 metrave distancë.
Urata do të kërkojë cakun me pushkën e saj në ora 13e30 të shtunën, ndërsa pas saj Qëndrim Guri, me bicikletën e tij do t’ia nis garës në ora 14e30.