RIO 2016

Ngritet flamuri i Kosovës në fshatin olimpik
5 August, 2016 @8:41
Dyfish më shumë zyrtarë të shtetit sesa sportistë kanë qenë të pranishëm në ceremoninë e ngritjes së flamurit të Kosovës në fshatin olimpik, në Rio të Brazilit.
Kosova do të përfaqësohet nga 8 sportistë në Olimpiadën e parë si anëtare e plotë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Olimpistëve kosovarë në Rio, i është përcaktuar edhe dhoma e qëndrimit në fshatin olimpik, një kat më poshtë se gjeorgjianët dhe mbi estonezët.
Sportisja e parë kosovare që do të garojë në Lojërat Olimpike Verore të Rios, do të jetë Urata Rama, shenjëtare.