RIO 2016 - DITA 1

Foto: BBC
Medaljet e para për Amerikën e Kinën
6 August, 2016 @16:04
Medaljet e para në Olimpiadën e Rios janë ndarë ndërmjet Kinës dhe SHBA-ve. Amerikania 19 vjeçare, Virginia Thrasher, arriti ta mposhtë rekordmenen e re olimpike, Li Du, në dyluftimet e fundit.
Kampionia nga Londra, Siling Yi,mbeti e treta në podium.
Thrasher shënoi rekord olimpik të ri në finale me 208 pikë për të sjell të artën e parë tek SHBA-të. Li Du pati një pikë më pak në formatin e ri të finaleve të kësaj gare që për herë të parë u shfaq në Rio.
Ndërsa e eliminuar më herët, kosovarja Urata Rama përfundoi garën si e 48-ta në kualifikime me 402.3 pikë të shënuara.