KOHA NDAN ÇMIMET
Majlinda supersportiste!
25 December, 2012 @20:43
Grupi Koha që jep çdo vjet çmimet e sportistëve të vitit dhe skuadrave, kësaj radhe Majlinda Kelmendin e ka zgjedhur si supersportiste të vitit, pasi që ajo u paraqit në Olimpiadën Londra 2012.
Majlinda edhe vjet ka marë çmimin e sportistes së vitit, ndërsa prej kësaj radhe është quajtur supersportiste për shkak të dallimit të madh në krahasim me sportistët tjerë në Kosovë.
Ndër çmimet kryesore, kapiteni i Trepçës 89, Shpëtim Idrizi u shpall sportisti i vitit derisa xhudisjta Nora Gjakova, sportiste e vitit. Te meshkujt klubi më i mirë u zgjodh kampioni dhe fituesi aktual i kupës në basketboll, Trepça, derisa te femrat, KH Prishtina.
Disa nga çmimet e ndara janë:
Sportist i vitit: Shpëtim Idrizi (KF Trepça 89)
Sportiste e vitit: Nora Gjakova (KXh Ippon)
Klubi më i mirë i meshkujve: KB Trepça
Klubi më i mirë i femrave: KH Prishtina
Post Mortem: Kemajl Çarkaxhiu, komentatori i njohur kosovar.
Vepër Jetësore: Mexhid Devaja, ish kreu i hendbollit kosovar.