ROLAND GARROS
“Mbret i dheut” për herën e 12
9 June, 2019 @18:13
Për herën e 12 në karrierë dhe për vitin e tretë me radhë, Rafael Nadal është fitues i Roland Garrosit!
Sikur vitin e kaluar, edhe sivjet Nadal në finale u përball me austriakun Dominic Thiem, të cilin sot e mposhti 3-1 në sete.
Austriaki Thiem zhvilloi paraqitje fantastike në dy setat e parë, duke e rivalizuar fuqishëm spanjollin Nadal. Nadal e fitoi 6-3 setin e parë, derisa i dyti u fitua 7-5 nga Thiem, për të shkuar kështu me rezultat 1-1 në setin e tretë.
E dominimi dhe loja dukshëm më e mirë e Nadalit filluan nga seti i tretë. Me një 4-0 të shpejt përmes një loje fantastike, duke e shfrytëzuar edhe një lodhje të përnjëhershme të Thiem, spanjolli Nadal tregoi se pse quhet “mbreti i dheut”. Setin e tretë Rafa e mbylli 6-1, e më pas e fitoi edhe të katërtin 6-1, për ta fituar kështu titullin e Roland Garros për herën e 12 në karrierë, një dominim i jashtëzakonshëm kur bëhet fjalë për këtë turne.
Kështu, Dominic Thiem, momentalisht teniseri i katërt më i mirë në Botë, mbetet ende pa Grand Slam të fituar, derisa për Nadalin ky është Grand Slami i 18 në karrierë.