SUPER KAMPIONI
Mbreti Vettel
25 November, 2013 @9:46
Kampioni i katërfishtë botëror Sebastian Vettel mbrëmë fitoi edhe garën e fundit të stinorit të vlefshme për Çmimin e Madh të Brazilit, në shtegun Interlagos.
Vettel e kishte siguruar më parë titullin e kampionit, por ai tani ndjekte rekordin e legjendës tjetër gjermane të këtij sporti, Michael Schumacher. E me fitore, Vettel e arriti këtë.
Vettel fitoi edhe zyrtarisht dje titullin e katërt me radhë duke u bërë njeriu i vetëm në histori të këtij sporti që e arrin këtë sukses në moshën 26 vjeçare.
Me makinën e tij, ai në karrierë ka regjistruar në përgjithësi 39 fitore, derisa ka qenë pjesë e podiumit (treshes së parë të garës) 62 herë.
Ka nisur karrierën si ngasës i BMW Sauberit, në vitin 2006, e ka vazhduar atë te Toro Rosso në gjysmën e vitit 2007, derisa që nga viti 2009 ai është pjesë e Red Bullit dhe ka fituar vetëm tituj të kampionit.
“Djema, jam krenar për ju. Ju dua. Mbajeni në mend, jetoni këtë moment. Po. Ia arritëm. është e pabesueshme,” kanë qenë fjalët e tij të para pasi që arriti cakun, fjalë gëzimi këto që dëgjoheshin nga lidhja radiofonike e Red Bullit me ngasësin e tyre kampion që po vazhdon të shkruajë historinë e këtij sporti.