AUSTRALIAN OPEN
Mposhtet Federer, Djokovic në finale
30 January, 2020 @11:59
Një ndeshje që filloi shumë shumë mirë për Roger Federer, në fund u mbyll si fitore e lehtë e Djokovic.
Zvicrani Roger Federer në setin e parë kishte epërsi 5-2 me sete (në fakt në një moment ishte në epërsi 4-1. 40-0), por çuditërisht shpërdoroi gjithçka, duke e lejuar serbin Novak Djokovic ta dërgonte setin në tie break, ku më pas Federer, i ndikuar edhe nga një lëndim, u tregua më i dobët dhe seti u fitua nga Djokovic, 7-6.
E që nga ai moment e deri në fund, lojë më nuk kishte. Lodhja e mbledhur te Federer përgjatë turneut dhe cilësia e Djokovic bënë që pjesa e tjetër e ndeshjes t’i takonte këtij të fundit, e dueli në fund u mbyll 3-0 në sete për të (7-6, 6-4, 6-3).
Me këtë fitore Djokovic, 7 herë fitues i Grand Slamit të Australisë, arrin finalen e Australian Open, finale e cila do të jetë e 26-ta për të në turnetë Grand Slam. Aty ai do të përballet me fituesin e duelit Thiem vs. Zverev, duel i cili zhvillohet nesër (31 janar) me fillim nga ora 09:30.