Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUALIFIKIMET U21 - BRAZILI 2015

Mungoi përvoja

Mungoi përvoja


10 January, 2015 @16:27

Përfaqësuesja U-21 e Kosovës në hendboll, është mposhtur nga bashkëmoshatarët zviceran në ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror, Brazili 2015

Në atmosferë maestrale në palestrën Shani Nushi të Gjakovës, djelmoshat e Kosovës, nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë Zvicrës duke u mposhtur në fund 35-21. 

Nxënësit e Verim Zherkës dhe Alfred Llazarit nisën mirë ndeshjen, por pas disa minutave lojë mungesa e përvojës në këto gara e bëri të veten. 

Egzon Gjuka me 8 dhe Oltion Beshiri me 6 gola ishin më efikasit në humbjen e Kosovës U-21 ndaj Zvicrës. 

Sonte, Kosova luan me Bjellorusinë, derisa Zvicra luan me Malin e Zi. Festa kualifikuese e hendbollit, vazhdon në Shani Nushi të Gjakovës. 

Raporti zyrtar i ndeshjes nga EHF



REZULTATET:

Bellorusia - Mali i Zi 31-25
Kosova - Zvicra 21-35
Sonte: Mali i Zi - Zvicra Ora 17:30 Shani Nushi, Gjakovë
Sonte: Kosova - Bellorusia Ora 19:30 Shani Nushi, Gjakovë


TABELA AKTUALE E GRUPIT 5 KUALIFIKUES:

1 Zvicra 2 pikë
2 Bellorusia 2 pikë
3 Mali i Zi 0 pikë
4 Kosova 0 pikë

 
Të gjitha lajmet nga Të tjera