AFATI KALIMTAR I JANARIT

Një javë kohë për përforcime
26 December, 2014 @12:27
Federata e Hendbollit të Kosovës, ka bërë të ditur dje miniafatin kalimtar për transferimet e lojtarëve.
Kështu, sipas njoftimit të botuar në faqen zyrtare të FHK-së, afati nis të hënën me 12 janar të vitit që vjen dhe përfundon një javë më pas, pra më 19 janar.
FHK gjithashtu ka cekur se hendbollistët e huaj që mund të vinë në ekipet e vendit tonë, kanë afatin e regjistrimit deri në fund të muajit shkurt, kur edhe FHK obligohet t’i dërgojë listat në Federatën Ndërkombëtare të Hendbollit.
Hendbolli vendor, muaj më parë është pranuar me të drejta të plota në Federatat përkatëse ndërkombëtare dhe është duke marrë pjesë në gara kualifikuese për europiane.