VITI I MAJLINDËS

Foto: Facebook
Majlindës, edhe Medalje Presidenciale të Meritave
24 December, 2014 @12:51
Sportistja numër një në vendin tonë, Majlinda Kelmendi, ka vazhduar me medalje. Borozani.com
Kësaj radhe xhudisten pejane e ka dekoruar kryetarja e Kosovës, Atifete Jahjaga, me Medaljen Presidenciale të Meritave për të arriturat e saj në skenën ndërkombëtare të xhudos.
Kelmendi është Kampione e dyfishtë e Botës në xhudo si dhe është shpallë zyrtarisht xhudistja më e mirë e vitit 2014 në botë nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF).