ZYRTARE

Majlinda, xhudistja më e mirë në botë
15 December, 2014 @15:45
Krenaria e Kosovës, Majlinda Kelmendi, është edhe zyrtarisht xhudistja më e mirë e botës.
Kreu i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Viser, i ka dorëzuar Majlindës çmimin Xhudistja më e mirë e botës për vitin 2014.
Me këtë rast, Viser, i ka dhënë pejanes edhe çekun prej 50 mijë dollarësh, që i ipet më të mirit të vitit në botën e xhudos.
Ky titull i ipet xhudistit më të mirë të vitit në botë, e Majlinda ka arritur t’i mbledh 4230 pikë gjatë këtij viti - që ka rezultuar të jetë shifra më e madhe e pikëve të mbledhura në të dy konkurrencat për këtë vit.