HENDBOLL

Federata e Hendbollit e Kosovës
Kosova gati për kualifikimet e Botërorit
9 December, 2014 @15:19
Kosova ka filluar të mendojë për Kampionatin Botëror të hendbollit për grupmoshat nën 21 vjeç, që do të mbahet në gusht të vitit 2015 në Brazil.
Kryetrajneri i përfaqësueses U21 të Kosovës, Verim Zherka, së bashku me përzgjedhësin e përfaqësueseve të Kosovës, Alfred Llazari, sot kanë publikuar listën e gjërë prej 28 lojtarëve, duke përfshirë këtu edhe gjashtë hendbollistë nga lista rezervë.
Grumbullimi i parë i përfaqësueses U21 do të bëhet më 14 dhjetor në Gjakovë.
Më së shumti hendbollistë janë ftuar nga skuadra e Kastriotit (pesë), derisa nga Besa, Zhegra dhe Prishtina janë ftuar nga katër hendbollistë.
Kosova gjendet në grupin e pestë kualifikues së bashku me Zvicrën, Malin e Zi dhe Bjellorusinë.
Lista e të ftuarve në përfaqësuesen U21 të Kosovës
1 | Haris Berisha | Besa Famiglia | portier | |
2 | Armir Agushi | Zhegra | portier | |
3 | Mursel Mehmeti | Kastrioti | portier | |
4 | Oltion Beshiri | Prishtina | alo-majtë | |
5 | Qëndrim Ibrahimi | Kastrioti | alo-majtë | |
6 | Art Gutiqi | Besa Famiglia | alo-majtë | |
7 | Adrian Salihu | (Norvegji) | fundor-majtë | |
8 | Edon Shkodra | Drita | fundor-majtë | |
9 | Ahmet Emini | Zhegra | fundor-majtë | |
10 | Besart Qorri | Drenica | fundor-majtë | |
11 | Egzon Gjuka | Prishtina | fundor qendror | |
12 | Rinor Selmani | Drita | fundor qendror | |
13 | Alban Haziri | Zhegra | fundor qendror | |
14 | Drilon Haxhimusa | Kastrioti | fundor qendror | |
15 | Rron Ramadani | Kastrioti | pivotmen | |
16 | Veton Broqi | Besa Famiglia | pivotmen | |
17 | Endrit Abdullahu | (Suedi) | fundor-djathtë | |
18 | Shkelzen Fusha | Llapi | fundor-djathtë | |
19 | Shkodran Shaqiri | Zhegra | fundor-djathtë | |
20 | Endrit Tolaj | (Austri) | alo-djathtë | |
21 | Drilon Tahirukaj | Besa Famiglia | alo-djathtë | |
22 | Shqiprim Limani | Kastrioti | alo-djathtë |
Lista rezerve
1 | Armend Fetahu | Samadrexha | ||
2 | Albin Isufi | Prishtina | ||
3 | Shpetim Mehmeti | Drenica | ||
4 | Besmir Demiri | Kosova | ||
5 | Landrit Mustafi | Drita | ||
6 | Altin Gashi | Prishtina |