Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHKON TITULLI!

Begaj pozitive në doping!

Begaj pozitive në doping!


5 December, 2014 @12:50

Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes në faqen e saj online ka publikuar lajmin se peshëngritësja shqiptare, Romela Begaj, e cila fitoi titullin botëror në Kazakistan, ka rezultuar pozitive në testin e antidopingut me substancën, stanozolol.

Federata ndërkombëtare bën të ditur gjithashtu se për pasojë, sportistja do të pezullohet për momentin në pritje të kryerjes së testit B dhe dëgjimit të versionit të saj në apel, ku nëse vërtetohet se Romela nuk ka përdorur asnjë substancë të ndaluar dhe rezultati i analizave të para nuk ka qenë i saktë, atëherë ajo mund të mbajë medaljen e artë dhe njëkohësisht dhe titullin. 

Romela e cila u shpall kampione në fillim të nëntorit në Kazakistan në stilin e shkëputjes, duke ngritur 113 kilogram ishte peshëngritësja e parë që fitoi një titull botëror.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera