Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHALLENGE CUP

Prishtina beson në fitore europiane

Prishtina beson në fitore europiane


24 November, 2014 @20:22

Humbja me 13 gola disavantazh në ndeshjen e parë të rrethit të tretë të Challenge Cup, nuk i ka demotivuar tërësisht prishtinasit. 

Hendbollistët e saj, e dinë që nuk do të mund të kalojnë në xhiron e ardhshme, por ata besojnë se do t’i mposhtin kundërshtarët norvegjez, Stord. 

“Shpresoj që në Prishtinë t’i përmirësojmë gabimet e ndeshjes së parë dhe të arrijmë rezultat pozitiv,” është cituar të ketë thënë Egzon Gjuka, për Sport Plus sot. 

Prishtina humbi në ndeshjen e parë të rrethit të tretë 39-26 (18-14) nga Stord në Norvegji, derisa ndeshja e kthimit luhet të shtunën e radhës në Prishtinë. 



Ekipi i Prishtinës ndaj Stord dhe golashënuesit:

Gashi, Dobroshi, Gjuka 10 gola, Hoxha 5, Mjeku 4, Zherka 3, Beshiri 2, Syla, Llapashtica, Prekazi, Shabanaj dhe Terziqi;

 
Të gjitha lajmet nga Të tjera