Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BOKS

Xhoxhaj më i miri në Adem Jashari XVI

Foto: Shkelzen Rexha

Xhoxhaj më i miri në Adem Jashari XVI


24 November, 2014 @20:58

Boksieri nga Prizreni, Armend Xhoxhaj, është shpallë boksieri më i mirë i edicionit të XVI të turneut ndërkombëtar, Adem Jashari. 

Ai në finale mposhti me vlerësim të gjyqtarëve boksierin nga Shqipëria, Aleksandër Ramo, në kategorinë deri në 81 kilogramë. 

Boksierët kosovarë janë treguar tejet të mirë edhe në kategoritë tjera, duke qenë më të mirët edhe në katër kategori tjera. 

Ky ka qenë turneu i parë i organizuar nga Federata e Boksit të Kosovës pas pranimit të plotë në AIBA, derisa kreu i FBoxK-së, Ramadan Selimi, është shprehur të jetë i kënaqur me organizimin e turneut në Gjakovë, ku gjithçka ka shkuar sipas rregullave ndërkombëtare. 



REZULTATET E FINALEVE:

52 kilogramë Zdravko Mihailov BUL - Roni Beblik GER 0-2
54 kilogramë Naser Shala KOS - Dragan Pesic MZ 2-0
60 kilogramë Liridon Zeqiri KOS - Esid Kalemi SHQ 2-0
62 kilogramë Violant Sylejmani KOS - Nikola Arsovski MAQ 2-0
64 kilogramë Arnold Kuqani SHQ - Ajrin Ismetov BUL 2-0
69 kilogramë Albi Sorra SHQ - Bojan Ristevski MAQ 2-0
75 kilogramë Denis Radovan GER - Krisjan Dojcek BUL 2-0
81 kilogramë Armend Xhoxhaj KOS - Aleksandër Ramo SHQ 2-0
91 kilogramë Kristian Demaj SHQ - Albon Pervizaj GER 0-2
+91 kilogramë Labinot Xhoxhaj SLN - Eric Barchelan GER 2-0
BOKSIERI MË I MIRË: Armend Xhoxaj KOS
TEKNIKU MË I MIRË: Ajrin Ismetov BUL
BOKSIERI MË KORREKT: Bojan Ristevski MAQ
ÇIFTI MË LUFTARAK: Demaj SHQ vs Pervizaj GER

 
Të gjitha lajmet nga Të tjera