SPORTISTI I VITIT NË BRITANI

BBC Sports
Hamilton dhe Bale në garë për sportistin e vitit
25 November, 2014 @10:22
BBC Sports ka nominuar dhjetë emrat përfundimtarë që do të kërkojnë votën e shikuesve/lexuesve të transmetuesit britanik, për të përzgjedhur Personalitetin Sportiv të vitit në Britani të Madhe.
Futbollisti i Real Madridit, Gareth Bale, bashkë me kampionin e posashpallur të Formula 1, Lewis Hamilton, janë futur në TOP 10 emrat e sportistëve britanik për më të mirin e vitit, derisa përveç tyre këtu bëjnë pjesë edhe: Rory Mcllroy (Golf), Max Whitlock (Gjimastikë), Adam Peaty (Notues), Lizzy Yarnold (Skeleton), Carl Froch (Boksier), Charlotte Dujardin (Kalërues), Jo Pavey (Atlet), Kelly Gallagher (Skiatore Paralimpike).
Vitin e kaluar, sportist i vitit në Britani të Madhe u shpallë tenisti, Andy Murray.