MEDIA

REUTERS/Arkiv
Reagimet e serbëve pas pranimit të Kosovës
9 December, 2014 @14:06
Pas pranimit të Kosovës me të drejta të plota në IOC, mediat serbe kanë reaguar menjëherë, thuajse njëzëri, por me mesazhe tashmë të njohura sa i përket Kosovës - për të cilët, kjo është një halë në sy.
Kështu, edhe ish vaterpolisti i njohur me famë botërore, që tash udhëheq Ministrinë e Sportit në Serbi, Vanja Udovicic, ka thënë se kjo që ka ndodhur është ‘precedent i precedentëve’.
Kurir ka shkruar: Skandal - Kosova pa asnjë votë kundër pranohet në IOC, duke shtuar se pranimi i Kosovës është thyerje e rregullave;
Blic ka shkruar: Pranimi i Kosovës në IOC, precedent, duke shtuar se sportistët kosovar do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike të Rios më 2016;
Telegraf ka shkruar: Turp - Kosova do të merr pjesë në LO 2016, duke shtuar se i ashtuquajturi shtet i Kosovës do të merr pjesë në Rio 2016.