XHUDO

Majlinda Kelmendi (e dyta nga e majta) fituese e 'Golden League' me skuadrën e saj, Galatasaray
Majlinda Kelmendi fiton ‘Ligën e Artë’ me Galatasarayin
20 December, 2014 @19:23
Xhudistja numër një në botë, Majlinda Kelmendi, ka fituar titullin e ‘Golden League’ me skuadrën turke Galatasaray, garë kjo në të cilën marrin pjesë skuadrat më të forta në Europë.
Majlinda ishte njëra prej më meritoreve në titullin e Galatasarayit, duke triumfuar në tre luftëra.
Golden League sivjet është organizuar në qytetin Samara të Rusisë, ndërsa pjesëmarrëse kanë qenë tetë skuadrat më të forta nga Europa.
Galatasaray në finale e mposhti skuadrën italiane, Fiamme Gialle, kurse para saj i mposhti edhe dy skuadra nga Franca.