HENDBOLL

Përfaqësuesja e pafat, dëmtohet nga gjyqtarët
20 December, 2014 @21:34
Hendbollistët e përfaqësueses së Kosovës e nisën me humbje ndeshjet përgatitore para kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Reprezentuesit tanë u mposhtën me rezultat 25-21 në duel me përfaqësuesen e Bullgarisë, e cila e krijoi dallimin vetëm në pesë minutat e fundit të ndeshjes, pasi edhe pjesa e parë ishte në baraspeshë (11-11).
Në fitoren e bullgarëve luajti rol të rëndësishëm edhe referimi skandaloz i gjyqtarëve bullgarë, të cilët sidomos në momentet më kritike të ndeshjes me vendimet e tyre e dëmtuan rëndë përfaqësuesen kosovare.
Golashënuesi më i mirë për Kosovën ishte Oltion Beshiri me 6 gola, i ndjekur nga Tahirukaj me 5 gola dhe Emini me 4 gola.
Përbërja e Kosovës
1 | Mehmeti | |||
2 | Berisha | |||
3 | Agushi | |||
4 | Broçi | |||
5 | Beshiri | |||
6 | Tahirukaj | |||
7 | Salihu | |||
8 | Ramadani | |||
9 | Emini | |||
10 | Tolaj | |||
11 | Gjuka | |||
12 | Limani | |||
13 | Gutiqi | |||
14 | Qorri | |||
15 | Haziri | |||
16 | Haxhimusa | |||
17 | Shkodra | |||
18 | Ibrahimi |