AUSTRALIAN OPEN
Nadal në finale, për Grand Slam-in numër 21
28 January, 2022 @8:51
Rafael Nadal në finale të Australian Open!
Sot në mëngjes spanjolli e ka mposhtur italianin Matteo Berrettini 3-1 në sete (6-3, 6-2, 3-6, 6-3), për të shkuar në finale të Australian Open.
Kjo do të jetë finalja e gjashtë për Nadalin në Grand Slam-in e Australisë, e nëse fiton, ai do të ketë 21 Grand Slame të fituar në karrierë, për të lënë pas vetes tenistët Novak Djokovic e Roger Federer, të cilët për momentin kanë nga 20 Grand Slame të fituar.
Në finale, të dielën Nadal do të përballet me fituesin e duelit Tsitsipas vs. Medvedev, duel i cili zhvillohet sot me fillim nga ora 09:30.