DUELI I MBETUR!
Ndeshja e mbetur Peja-Prizreni luhet nesër
8 October, 2024 @15:13
Përballja e mbetur e xhiros së dytë të Superligës në basketboll ndërmjet Pejës dhe Prizrenit është paraparë të luhet nesër mbrëma.
Njoftimin e ka bërë të ditur ekipi i Prizrenit, që përmes një njoftimi ka qartësuar se dueli i xhiros së dytë Peja-Prizreni luhet më 9 tetor me fillim prej orës 19:00 në “Karagaç”.
Ndeshja në fjalë është dashur të luhej në fundjavën e parafundit të shtatorit, por për shkak të angazhimeve të Pejës në kualifikime për FIBA Europe Cup u shtye.
Kujtojmë, Peja dje zyrtarisht u nda me trajnerin e tyre të deritashëm Rami Hadar dhe nesër pritet që të drejtohet nga ndihmësit e deritashëm të tij, nëse nuk ndodhë ndonjë risi në ndërkohë.
Prizreni në anën tjetër ka filluar stinorin e ri me fitore ndaj Prishtinës, por pas saj ka regjistruar dy humbje. Peja gjithashtu ka bilanc 1-2.