MEDIA TALK
Novak Djokovic me PCR test të manipuluar?!
Marrë nga: Spiegel.de
11 January, 2022 @20:00
Një hulmutim i gjermanes der Spiegel ka hedhur edhe më lartë dyshimet lidhur me testimin e tenistit serb Novak Djokovic, lidhur me testin e tij PCR, ku ai kishte dalë pozitiv për coronavirus!
Tenisti numër një në botë pohon se ka qenë pozitiv me coronavirus më 16 dhjetor, por rezultatet e testit digjital thonë ndryshe. Ky fakt dhe deklaratat e tij të rreme mund t’i sjellin probleme shtesë serbit me vizën australiane para Grand Slamit të parë të vitit në Melbourne, Australian Open.
Turneu Australian Open fillon më 17 janar 2022.
Testi pozitiv PCR i Djokovicit lëshuar nga IKSHP e Serbisë është dëshmia më e fortë që ka Djokovic për të qenë pjesë e turneut, derisa Australia ka masa rigoroze sa i përket coronavirusit, kur ka të bëjë me hyrje në këtë shtet.
Mirëpo, kur gazetarët e der Spiegel skanuan QR Code të vërtetimit të Djokovicit rezultati u shfaq negativ! Një rezultat i tillë do të shkatërronte gjasat e Djokovicit për hyrje në Australi, rrjedhimisht pjesëmarrje në turne.
Një kontrollë në databazë hedh edhe më shumë dyshime për manipulim, duke qenë se numri identifikues i testit pozitiv të Djokovic në dallim prej atij negativ që ka distancë 6-ditore, është fiks 50 mijë rreshta mëposhtë.
Sipas një hulumtimi të hollësishëm të ekspertëve të IT nga Gjermania, është bërë e ditur se testi negativ i Djokovicit është futur së pari në databazë shtetërore, e pastaj një tjetër pozitiv!
Derisa numri zyrtar i testeve të bëra brenda këtyre ditëve në raportin zyrtar të Serbisë është 75 mijë brenda dy testeve të raportuara të Djokovic, dallimi prej testimit pozitiv te ai negativ i Djokovicit është 50 mijë teste!!!
Now let's move on to sports: the whole world is talking about the test certificates of a tennis player right now. #Djokovic
— zerforschung (@zerforschung) January 11, 2022
Thread
A është testi pozitiv PCR i Djokovicit i bërë shumë më vonë sesa që pohon ai? A ka qenë testi i manipuluar? Apo si do të mund të shpjegohet pritet të shihet në ditët në vijim.
Por, pyetjet dhe dyshimet e shtruara nga der Spiegel nuk kanë marrë përgjigje as nga zyrtarët serb, e as nga tenisti ende!
Pos kësaj, që është kryesorja, Djokovic është në dyshim se ka dhënë informata të rreme ndaj zyrtarëve të imigracionit në Australi, që do t’ia mohonte hyrjen atij. Njëra nga pyetjet aty është: “A keni udhëtuar apo do të udhëtoni diku 14 ditë para se të merrni fluturim për Australi?” Djokovic ka plotësuar kutizën “Jo” në pyetësor.
Por, pos disa fotove dhe videove në rrjete sociale se Djokovic ishte në Beograd gjatë fund-dhjetorit 2021. Disa video u fshinë nga Instagrami i miqve të Djokovicit.
Serbi ka thënë se ai ka udhëtuar prej Spanjës përmes Dubait për Melbourne më 4 janar. Shumë media ndërkaq kanë raportuar se ai po stërvitet në Marbella të Spanjës për Australian Open.
Atëherë, nëse ai ka qenë në Beograd për Krishtlindje dhe ka marrë fluturimin për Spanjë para Melbournit më 4 janar - atëherë ai dhe përfaqësuesi i tij ligjor kanë gënjyer në deklaratën për udhëtim të Australisë.
Vendimi final pritet të mirret nesër. Por, fundi nuk është këtu. Djokovic do të mund të ankohet përsëri nëse i kërkohet që ta lëshojë shtetin australian.