Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E PRIZRENASVE

Pas 4 humbjeve, Prizreni i kthehet fitores

Foto: FBK

Pas 4 humbjeve, Prizreni i kthehet fitores


20 October, 2024 @20:53

Skuadra e Prizrenit i është kthyer fitores në Superligë, pas katër humbjeve radhazi të regjistruara. Ekipi bardhezi i drejtuar nga Arbnor Rifati ka arritur që të mposhtë sonte Borën e Prishtinës me 5 pikë dallim, për përfundimtaren 85-80.

Ndeshja ka qenë e ngushtë, ndërsa Prizreni ka bërë dallimin nga topat e rrëmbyer, prej të cilave i ka shfrytëzuar 19 pikë të shënuara karshi ekipit të Borës që ka dhënë vetëm 4 nga kjo statistikë.

TABELA AKTUALE

Jordan Johnson ka dhënë 21 pikë, ndërsa ka bërë edhe 14 asistime për ekipin e tij në fitore. Me 16 pikë është dalluar Edmond Kryeziu, që ka shutuar 4/9 për tre pikë, ndërkaq 15 të tjera i ka dhënë John Walker III.

Kundërshtarët e drejtuar nga Arben Krasniqi koshashënues më të mirë kanë pasur Jalen Grahamin me 21 pikë e 12 kërcime, ndërsa 18 të tjera i dha Alex Lomax, që shtoi edhe 7 asistime e 5 kërcime në llogari të tij. Debutuesi Thomas Bell III ia nisi aventurës në Superligë me 8 pikë për rreth 19 minuta lojë, ndërsa shtoi edhe 6 kërcime në llogari të tij.

Fitorja, bën që Prizreni të ketë bilanc 2-4 tani, ndërsa Bora mbetet e fundit në renditje me bilanc 1-5.


 
Të gjitha lajmet nga