Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA OPEN 2019

Peja Open 2019, turneu i parë ndërkombëtar i tenisit në Kosovë

Peja Open 2019, turneu i parë ndërkombëtar i tenisit në Kosovë


1 September, 2019 @20:22

Mes datave 2 dhe 8 shtator 2019, në fshatin Brestovik të Pejës do të mbahet turneu i parë ndërkombëtar i tenisit në Kosovë, turne i cili mban emrin “Peja Open 2019”.

Ky turne llogaritet të jetë historik për tenisin e Kosovës, pasi që për herë të parë një turne që është zyrtarisht pjesë e Tennis Europe, do të mbahet në Kosovë, ndërkohë që pjesëmarrës do të jenë garuesit e grupmoshave deri në 16 vjeç.

Është bërë e ditur që pjesëmarrës do të ketë nga rreth 15 shtete evropiane, ndërkohë që pritet të marrin pjesë rreth 60 garues në të dyja konkurrencat.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis