KBF PENZA - KBF JUNIOR 06
Për herë të tretë me shifrat magjike triple-double, Penza fiton ndaj Junior 06
8 March, 2025 @0:10
KBF Penza e mposhti KBF Junior 06 me rezultat 98-84.
Nicole Terry për herë të tretë në këtë stinor shkëlqeu me shifrat magjike triple-double. Ajo luajti me 20 pikë, 19 kërcime e 15 asisime, derisa u ndihmua edhe nga Jasmine Joyner me 32 pikë e 12 kërcime dhe Jeta Zeka me 21 pikë, 10 asistime e 9 kërcime.
Te skuadra prizrenase u veçuan Abby Ogle me 28 pikë, 12 kërcime e 8 asistime dhe Merisa Bilalli e Yllza Uka me nga 22 pikë secila.